Ndërlidhjet

Ofensiva në Alepo kërcënon bisedimet për paqe në Siri


Forcat e regjimit sirian në provincën Alepo, 14 janar 2016
Forcat e regjimit sirian në provincën Alepo, 14 janar 2016

Ofensiva e Qeverisë siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët në dhe përreth qytetit Alepo kërcënon të prishë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të bindur palët ndërluftuese që të nisin bisedimet për paqe.

Rebelët kanë thënë se ofensiva, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse, është e pashembullt dhe se qyteti i ndarë shumë shpejt mund të rrethohet.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për krizën në Siri, Staffan de Mistura, ka thënë se bisedimet mund të dështojnë madje edhe gjatë “fazës përgatitore”.

“Niveli i besimit midis dy palëve është afër zeros. Armëpushimi për mua është thelbësor”, ka thënë Mistura për BBC-në.

Ai po ashtu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndihmojnë në përafrimin e palëve.

Vëzhguesi Siran i të Drejtave të Njeriut ka thënë se avionët rusë kanë kryer mbi 320 sulme ajrore në Alepo, qysh të hënën.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011. Mbi 250,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG