Ndërlidhjet

logo-print

Federer tërhiqet nga fusha e tenisit për shkak të lëndimit


Tenisti Roger Federer

Tenisti Roger Federer

Tenisti numër tre në botë, Roger Federer, do të jetë jashtë fushës për një muaj, për shkak të një operacioni në gju.

Federer, 34 vjeç, 17 herë kampion i Grand Slamit, është operuar në Zvicër.

Ai është lënduar një ditë pasi është mposhtur nga Novak Gjokoviq, në gjysmëfinalen e turneut Australian Open, javën e kaluar.

Federer është tërhequr nga Turneu Botëror i Tenisit në Roterdam dhe Kampionati i Dubait, që mbahen këtë muaj.

Ai është kampion në fuqi në Dubai, ku ka siguruar titullin e shtatë, marsin e kaluar, ndërsa në Roterdam ka fituar dy herë.

XS
SM
MD
LG