Ndërlidhjet

Studenti sirian në Gjermani dyshohet për mbështetje ndaj IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët në Gjernani po e hetojnë veprimtarinë e një studenti sirian të doktoraturës, 35 vjeçar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një video propagandistike të grupit militant Shteti Islamik.

Prokurorët dyshojnë se i riu, i cili nuk është identifikuar, në rrjetet sociale e ka postuar një simbol që i ngjan një flamuri që është i ndaluar në Gjermani.

Prokurorët kanë sqaruar se përmes një videoje 9 minutëshe, në gjuhën arabe, të postuar në internet më 7 janar, i dyshuari besohet se i ka sqaruar arsyet e tij për mbështetjen ndaj Shtetit Islamik.

Rastet e individëve që postojnë video të tilla në Gjermani janë shumë të pazakonta, ndonëse prokurorët janë duke i hetuar dhjetëra xhihadistë të dyshuar që janë kthyer nga Siria.

Autoritetet janë të shqetësuara në lidhje me numrin e madh të njerëzve që kanë udhëtuar jashtë vendit për t’iu bashkuar grupeve militante. Disa nga ta nuk janë kthyer dhe dyshohen se mund të kenë qëllim sulmet.

Prokuroria ka njoftuar se 35 vjeçari është arrestuar më 2 shurt në qytetin jugor Darmstadt dhe atij i është konfiskuar një telefon dhe pajisje të tjera që janë gjetur në banesën dhe zyrën e tij.

Gjermania vitin e kaluar i është bashkuar fushatës ndërkombëtare ushtarake kundër kryengritësve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG