Ndërlidhjet

logo-print

Republikani Rand Paul tërhiqet nga gara për president


Senatori republikan, Rand Paul

Senatori republikan, Rand Paul

Senatori republikan, Rand Paul, është tërhequr nga gara për president të Shteteve të Bashkuara, pas rezultatit zhgënjyes në Ajova ku ai u radhit i pesti.

Zoti Paul shumë shpesh ka debatuar me rivalët e tij republikanë mbi pikëpamjet e tyre agresive në politikën e jashtme dhe mbështetjen e tyre për mbikqyrjen e qeverisë.

Ai pritet të fokusohet në rizgjedhjen e tij në Senatin amerikan.

Ai është parë si përfaqësues i krahut liberal të partisë së tij, që promovon të drejtat individuale dhe privatësinë.

“Në të gjithë vendin, me mijëra njerëz u grumbulluan rreth mesazhit tonë për privatësinë, reformën në drejtësi penale dhe për politikën e jashtme. Edhe pse unë sot po e pezulloj fushatën time për president, lufta është larg përfundimit”, ka thënë ai.

Vitin e kaluar, revista Time, e ka etiketuar atë si “njeriu më interesant i politikës”.

Me tërheqjen e tij, tashmë në garën e republikanëve kanë mbetur edhe dhjetë kandidatë që synojnë Shtëpinë e Bardhë, nga 17 sa kanë qenë fillimisht.

XS
SM
MD
LG