Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon që ministri i ekonomisë të mbetet në post


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ministri i ekonomisë, i cili më herët ka dhënë dorëheqje duke përmendur si arsye presionin politik dhe korrupsionin, duhet të qëndroj në postin e tij dhe të vazhdojë me reformat.

Ministri i Ekonomisë, Aivaras Abromavicius, ka paraqitur sot dorëheqjen nga frustrimi se reformat e mëdha qeveritare janë bllokuar.

Abromavicius iu ka thënë gazetarëve në Kiev se “ka përpjekje gjithnjë e më të mëdha për të bllokuar reformat sistemore”.

Dorëheqja e tij vjen në kohën e zemërimit parlamentar me qeverinë e Poroshenkos dhe luftimeve të brendshme mes interesave politikë, që kanë lidhje me manjatë të fuqishëm të biznesit.

Aivaras Abromavicius dhe ministrja e financave, Natalie Jaresko, janë emëruar në dhjetor të vitit 2014, në kuadër të përpjekjeve të Poroshenkos për të sjellë fytyra të reja në qeveri.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, e ka përshkruar Abromaviciusin si njërin nga kampionët më të mëdhenj të reformimit të qeverisë së Ukrainës

XS
SM
MD
LG