Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet për Sirinë rinisin më 25 shkurt


I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, ka shapllur "pauzë të përkohshme" të bisedimeve në Gjenevë, të cilat kanë për qëllim zgjidhjen e konfliktit civil në Siri.

Duke folur sot në Gjenevë pas takimeve të ndara me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe ata të opozitës, De Mistura ka thënë se bisedimet do të rinisin më 25 shkurt.

“Pas javës së parë të bisedimeve përgatitore kam konstatuar se duhet shumë punë për tu bërë, jo vetëm nga ne por edhe nga palët ndërluftuese”, ka thënë De Mistura.

Ai ka insistuar se bisedimet nuk kanë dështuar, por ka thënë se procesi i paqes ka nevojë për ndihmë të menjëhershme nga mbështetësit ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Delegatët e opozitës siriane gjatë bisediemeve në Gjenevë kanë kërkuar që ndihma të lejohet në 18 zona të rrethuara të Sirisë, të cilat kontrollohen nga opozita.

Damasku ka lejuar disa ndihma në ditët e fundit, por ofenziva e vazhdueshme e forcave qeveritare, e cila mbështetet nga sulmet ajrore ruse, ka zemëruar delegatët e opozitës në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG