Ndërlidhjet

Obama: Sulmi ndaj një religjioni është sulm ndaj të gjitha religjioneve


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë vizitës në xhaminë e Shoqërisë Islmike të Baltimores, 3 shkurt 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë vizitës në xhaminë e Shoqërisë Islmike të Baltimores, 3 shkurt 2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se paragjykimi kundër çdo segmenti të shoqërisë amerikane që përçan strukturën shoqërore “duhet të trajtohet me kohë”.

Komentet e presidentit Obama janë bërë të mërkurën, gjatë vizitës së tij të parë në një xhami që nga koha kur është zgjedhur president.

“Të krishterët, myslimanët, herbrenjtë, të gjithë janë fëmijë të Zotit”, ka thënë Obama para besimtarëve myslimanë.

Në kuadër të vizitës në xhaminë e Shoqërisë Islamike të Baltimores, Obama është takuar edhe me udhëheqësit e komunitetit mysliman me ç’rast e ka vlerësuar rolin e myslimanëve në mbrojten e lisrisë fetare.

“Sulmi ndaj një religjioni është sulm ndaj të gjitha religjioneve”, ka thënë presidenti amerikan.

Pavarësisht zërave anti-myslimanë, presidenti amerikan ka thënë se myslimanët janë pjesë e shoqërisë amerikane.

“Kemi mësues myslimanë që i mësojnë fëmijët tanë, kemi mjekë që ua besojmë jetët tona, kemi policë që përkujdesen për sigurinë tonë”, ka thënë presidenti amerikan.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vizita e Obamës është realizuar në kohën e rritjes së retorikës anti-islamike.

XS
SM
MD
LG