Ndërlidhjet

Assange mund t’i dorëzohet shpejt policisë britanike


Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange.

Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange.

Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, ka thënë se do t’i dorëzohet policisë britanike nëse një panel i Kombeve të Bashkuara vërteton se ai është ndaluar në mënyrë të ligjshme.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër qysh në qershor të vitit 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi, nën akuzat për sulme sesksuale.

Në vitin 2014, ai është ankuar te Kombet e Bashkuara se “është ndaluar në mënyrë arbitrare”.

Assange ka shkruar në Twitter se do të pranojë vendimin kundër të tij.

Grupi Punues i OKB-së mbi Ndalimin Arbitrar pritet të shpallë gjetjet e tij të premten.

Assange është arrestuar fillimisht në Londër në vitin 2010, në bazë të një urdhërarresti evropian, të lëshuar nga Suedia.

Atij i është dhënë azil nga Ekuadori dhe ai ka hyrë në ambasadën e këtij vendi pasi Gjykata e Lartë e Britanisë ka vendosur se ekstradimi i tij mund të shkojë përpara.

Ueb-faqja e Assanges, WikiLeaks, ka publikuar dokumente sekrete të Qeverisë amerikane dhe Assange druan se Uashingtoni do të kërkojë transferimin e tij në SHBA nëse ai dërgohet në Suedi.

XS
SM
MD
LG