Ndërlidhjet

Kompanitë evropiane rinisin fluturimet për në Teheran


Ilustrim
Ilustrim

Kompania ajrore britanike British Airways ka njoftuar se do të rinisë fluturimet për në kryeqytetin e Iranit.

British Airways ka thënë se fluturimet direkte nga Londra në Teheran do të rinisin nga muaji korrik.

Pak ditë më parë, edhe kompania ajrore franceze Air France – KLM ka konfirmuar se do të rifillojë fluturimet për në Teheran.

Këto zhvillime vijnë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, muajin e kaluar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje, e cila fillimisht ka obliguar Republikën Islamike që të frenojë programin e saj bërthamor.

Marrëveshja po ashtu ka rritur shpresat se Irani mund të sigurojë disa investime të huaja në vend.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka vizituar Evropën javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG