Ndërlidhjet

Në Londër mbahet konferenca e donatorëve për Sirinë


Homs, Siri - foto arkivi
Homs, Siri - foto arkivi

Liderët botërorë mblidhen sot për një konferencë të donatorëve në Londër.

Ata do të përpiqen të mbledhin 9 miliardë dollarë, për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta në Siri.

Rreth 70 udhëheqës pritet të ndjekin konferencën, të katërtën të tillë.

Në mesin e tyre do të jenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri britanik, David Cameron.

Britania ka premtuar rreth 1.75 miliard dollarë ndihmë deri në vitin 2020, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të bëjë publike një shumë të madhe nga SHBA-ja.

Konferenca vjen një ditë pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për paqe midis qeverisë dhe opozitës siriane janë ndërprerë në Gjenevë.

Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 250,000 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG