Ndërlidhjet

logo-print

Gjenerali Breedlove viziton sot Kosovën


Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me komandantin e forcave shumëkombëshe të KFOR-it, gjeneralin Guglielmo Luigi Miglietta, si dhe do të zhvillojë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Në orët e pasdites, gjeneralët Breedlove dhe Miglietta do të mbajnë edhe një konferencë për gazetarë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga misioni i KFOR-it, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të flasë në këtë konferencë në lidhje me misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.

XS
SM
MD
LG