Ndërlidhjet

logo-print

Elbasan: Tre të vrarë, e shtatë të plagosur


Ilustrim

Ilustrim

Qyteti i Elbasanit u trondit mbrëmë kur një grup i armatosur qëlloi me armë zjarri drejt një lokali në afërsi të zonës së stadiumit. Tre persona mbetën të vdekur në vend, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën.

Shërbimi në gjuhën shqipe i Zërit të Amerikës raporton se "objektiv i sulmit mund të kenë qenë pjestarë të familjes Çapja, por viktima ka patur edhe mes personave të tjerë që ndodheshin në brendësi të lokalit".

Njëri prej të vrarëve është Agron Çapja. I biri i tij mbeti i plagosur së bashku me dy kushërinj të tij që mbanin të njejtin mbiemër.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja mund të ketë motive hasmërie mes familjes Çapja dhe një tjetër familjeje po në Elbasan, hasmëri e cila ka nisur që në vitin 2005 kur u vra biznesmeni Sokol Çapja.

Gjashtë të plagosur që ishin në gjendje më të rëndë u dërguan me helikopter në Tiranë. Mjekët thanë se tre prej tyre rrezikojnë jetën, duke qenë se “kanë plagë të shumta thuajse në çdo pjesë të trupit”, njofton Zëri i Amerikës.

XS
SM
MD
LG