Ndërlidhjet

Kerry i kërkon Lavrovit të ndalojë sulmet në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kërkuan nga Moska që të ndalojë bombardimin e e grupeve rebele siriane.

Komentet vijnë një ditë pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, për paqe midis qeverisë dhe opozitës siriane, janë ndërprerë në Gjenevë.

Kerry, në një bisedë telefonike, ka kujtuar homologun rus, Sergei Lavrov, se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bën thirrje për armëpushim të menjëherëshëm në Siri, në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë në qytetet e rrethuara.

Kerry, duke folur në konferencën e donatorëve për Sirinë në Londër, po ashtu ka thënë se ai dhe Lavrov janë pajtuar për nevojën e diskutimit se si të zbatohet armëpushimi.

Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, qysh në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG