Ndërlidhjet

Rriten masat e sigurisë në Këln të Gjermanisë


Këln
Këln

Në Këln të Gjermanisë janë rritur masat e sigurisë për karnevalin vjetor të qytetit.

Rreth 2,500 policë janë vendosur në rrugë për të mbikëqyrur ngjarjen njëjavore.

E gjithë kjo siguri vjen pasi shumë gra janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur natën e Vitit të Ri.

Për këto sulme, në masë të madhe janë fajësuar migrantët.

Në një tjetër zhvillim, policia gjermane ka arrestuar sot tre militantë të dyshuar islamikë.

Bastisjet në banesa dhe zyra janë bërë në tre qytete, përfshirë Berlinin.

Vitin e kaluar, në Gjermani kanë kërkuar azil mbi 1.1 milion veta.

Shumica e tyre kanë ikur nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG