Ndërlidhjet

Sirisë i premtohen miliarda dollarë ndihma


Londër
Londër

Premtime për miliarda dollarë ndihma për refugjatët sirianë janë bërë në ditën e parë të konferencës së donatorëve në Londër.

Gjermania është zotuar se do të japë 2.6 miliardë dollarë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar 1.7 miliard.

Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, janë zotiuar për 925 milionë dollarë, shumica e tyre për ushqim dhe strehim.

Qëllimi i konferencës së donatorëve është të mbledhë 9 miliardë dollarë për refugjatët.

Konferenca, megjithatë, ka mbetur në hije për shkak të ndërprerjes së bisedimeve për paqe midis qeverisë dhe opozitës siriane.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara janë ndërprerë të mërkurën në Gjenevë.

“Ditët e ardhshme duhet të përdoren për t’u kthyer në tryezë të bisedimeve, e jo për të siguruar më shumë fitore në fushën e betejës”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në Londër.

Ofensiva e Qeverisë siriane, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse, është duke vazhduar në qytetin Alepo.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se rreth 70,000 sirianë që ikin nga bombardimet, janë duke lëvizur drejt Turqisë.

XS
SM
MD
LG