Ndërlidhjet

logo-print

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton sjelljet e Doganës së Serbisë


Ilustrim

Ilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësim dhe ka kundërshtuar sjelljet e Doganës së Serbisë, e cila kushtëzon kompanitë nga Kosova me deklarimin e mallit që eksportohet në këtë vend si mall i prodhuar në “Krahinën e Kosovës dhe Metohisë”.

Oda Ekonomike e Kosovës është informuar nga disa kompani vendore se kanë probleme serioze me Doganën e Serbisë me rastin e eksportit të produkteve të veta në Serbi.

Autoritetet në Serbi thuhet se janë duke u bërë probleme edhe importuesve nga Kosova, mallrat e të cilëve kalojnë tranzit nëpër Serbi, duke u kërkuar certifikata, dokumente dhe analiza të panevojshme për tranzit, pasi që të njëjtat vijnë nga vendet e BE-së.

Këto informata dhe ankesa të bizneseve janë konfirmuar edhe nga Doganat e Kosovës.

"Oda angazhohet për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga përfaqësuesit e dy shteteve dhe kërkon që institucionet vendore të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për eliminimin e këtyre problemeve dhe barrierave, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dëmtojnë dialogun dhe marrëveshjet e arritura deri më tani", thuhet në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG