Ndërlidhjet

Gjermania arreston planifikuesit e sulmeve në Berlin


Policia gjermane gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarve në Berlin, 4 shkurt 2016
Policia gjermane gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarve në Berlin, 4 shkurt 2016

Autoritetet në Berlin kanë njoftuar sot se e kanë shkatërruar një grup terrorist në kryeqytetin gjerman, të udhëhequr nga ekstemistët algjerianë, që dyshohen se kanë lidhje me militantët e Shtetit Islamike dhe si të tillë po planifikonin sulme në Berlin.

Zëdhënësi i policisë në Berlin, Stefan Redlich, ka thënë se gjatë ditës së sotme policia e ka realizuar një seri të bastisjeve në Berlin, në kërkim të të dyshuarve.

Dy burra algjerianë, sipas tij, janë arrestuar, një në Berlin dhe një tjetër në një kamp refugjatësh në qytetin perëndimor Attendorn.

Dy të dyshuar të tjerë, duke përfshirë edhe një burrë algjerian në një kamp refugjatësh në Hanover, janë marrë në pyetje.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, i ka cituar zyrtarët gjermanë të sigurisë, të cilët kanë thënë se i kanë përgjuar bisedat telefonike gjatë të cilave të dyshuarit kanë biseduar për objektivat e mundshme në Berlin, duke përfshirë sheshin Alexanderplatz dhe një pjesë që gjendet në pikëkalimin mes Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor.

Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmet e ekstremistëve në Paris ku më 13 nëntor kanë mbetur të vdekur 130 persona.

XS
SM
MD
LG