Ndërlidhjet

Premtohen 10 miliardë dollarë ndihma për Sirinë


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë konferencës së donatorëve në Londër, 4 shkurt 2016
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë konferencës së donatorëve në Londër, 4 shkurt 2016

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, e ka mirëpritur zotimin e bërë për ndihma humanitare në Siri gjatë konferencës së donatorëve në Londër, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar asnjëherë nuk ka mbledhur kaq shumë para gjatë një dite të vetme për një krizë.

Gjatë konferenvës janë dhënë premtime për 10 miliardë dollarë ndihma, duke përfshirë gjashtë miliardë të dedikuara vetëm për këtë vit, në kohën kur janë intensifikuar sulmet ajrore ruse në Siri dhe pas vendimit për “pauzë të përkohshme” të bisedimeve të Gjenevës.

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara i kryesuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, është zotuar për një ndihmë prej 900 milionë dollarësh, shumë e cila do ta arrijë në 5.1 miliardë dollarë ndihmën humanitare të SHBA-ve për Sirinë.

Gjermania është zotuar se do t’i japë 2.5 miliadrë dollarë deri në vitin 2018, me qëllim që të ndihmohen refugjatët.

Kreu i delegacionit të Rusisë, ka shkruar më 3 shkurt në rrjetet sociale, se është e vështirë të diskutohet për ndihmën në Siri pa prezencën e qeverisë siriane.

Organizata humanitare OXFAM, e ka kritikuar Rusinë dhe vendet e tjera të përfshira në Siri, se nuk po i ndihmojnë viktimat e konfliktit, i cili deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 250 mijë njerëzve dhe i ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga vendi.

XS
SM
MD
LG