Ndërlidhjet

Davutoglu e akuzon Rusinë për krime lufte në Siri


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, e ka akuzuar Rusinë dhe mbështetësit e tjerë të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, për “krime lufte” në Siri.

Teksa ka folur sot në Londër gjatë konferencës së donatorëve për viktimat e luftës siriane, Davutoglu ka thënë se shkak kryesor i krizës humanitare, janë “krimet e luftës të kryera nga regjimi sirian” dhe nga militantët e Shtetit Islamik.

“Ata që po e ndihmojnë regjimin e Assadit, janë duke kryer krimet e njëjta të luftës. Unë po e specifikoj sot këtë, ngase Aleppo është duke u sulmuar nga aeroplanët ushtarakë të Rusisë”, ka thënë Ahmet Davutoglu.

Nga Moska, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i është përgjigjur kryeministrit turk, duke thënë se Turqia po “bën përgatitje intensive për ndërhyrje ushtarake në Siri”.

Një zëdhënës i qeverisë në Ankara, tha se Moska po i bën këto kritika, me qëllim të largimit të vëmendjes nga “krimet” që po i kryen Rusia në Siri.

XS
SM
MD
LG