Ndërlidhjet

Sulmuesi i Parisit "kishte hyrë" në Francë bashkë me 90 ekstremistë


I dyshuari për sulmet në Paris, Abdelhamid Abaaoud

I dyshuari për sulmet në Paris, Abdelhamid Abaaoud

Një dëshmitare e cila ka dëshmuar në kuadër të hetimit për sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, ka thënë se ekstremisti belg, i cili i ka udhëhequr sulmet, krenohej se në Francë ka arritur së bashku me 90 ekstremistë të tjerë nga Evropa dhe Lindja e Mesme.

Dëshmitarja e cila është e mbrojtur dhe është identifikuar vetëm si Sonia, ka thënë se Abdelhamid Abaaoud, ishte krenarë për vrasjen e 130 personave gjatë sulmeve në Paris.

Gruaja 42 vjeçe, e cila e ka njoftuar policinë për vendndodhjen e Abaaoud në veri të Parisit pas sulmeve, komentet i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për televizionin RMC, intervistë e cila është transmetuar të enjten.

Ajo ka thënë se kishte qenë me një kusherire të Abaaoud, kur ai e kishte thirrur atë duke i kërkuar që ta strehonte.

Ajo tha se e ka kuptuar kush është Abaaoud, vetëm kur ajo dhe kusherira e tij e kishin marrë atë në një rrugë industrial jashtë Parisit.

Pasi ajo i ka informuar autoritetet franceze rreth vendndodhjes së sulmuesit, Abdelhamid Abaaoud është vrarë nga policia në vendin ku ishte strehuar.

XS
SM
MD
LG