Ndërlidhjet

Senatori amerikan i shqetësuar me korrupsionin në Bosnjë


Senatori republikan nga Misisipi, Roger Wicker
Senatori republikan nga Misisipi, Roger Wicker

Një senator i lartë në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, që të ndërmarrë masa në lidhje me “korrupsionin në rritje” në Bosnjë e Hercegovinë, duke thënë se korrupsioni po “e paralizon” integrimin evropian të vendit dhe po i rrezikon investimet e huaja.

Përmes një letre drejtuar Kerryt të enjten, senatori Roger Wicker, një republikan nga Misisipi, ka thënë se “korrupsioni në institucionet vitale të vendit dhe në mesin e zyrtarëve të lartë politikë” në Bosnjë e Hercegovinë, është veçanërisht shqetësues.

Wicker, bashkudhëheqës i komisionit amerikan të Helsinkit, tha se nuk e ka të qartë se si autoritetet përgjegjëse politike në Sarajevë, “tolerojnë përmbysjen e sundimit të ligjit, për interesa të ngushta lokale”.

Sarajeva ka njoftuar javën e kaluar se më 15 shkurt zyrtarisht do të aplikoj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Në muajin nëntor, Komisioni Evropian ka njoftuar se Bosnja ende duhet të punoj në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG