Ndërlidhjet

logo-print

Dy raste të Zikas përmes transfuzionit të gjakut


Geovane Silva mban në duar djalin e tij, Gustavo Henriquen, i cili ka mikrocefali dhe gjendet në spitalin Oswaldo Cruz në Brazil, 26 janar 2016

Geovane Silva mban në duar djalin e tij, Gustavo Henriquen, i cili ka mikrocefali dhe gjendet në spitalin Oswaldo Cruz në Brazil, 26 janar 2016

Brazili ka bërë me dije se dy raste të virusit Zika janë transmetuar përmes transfuzionit të gjakut, duke rritur shqetësimet rreth virusit që ka qenë i lidhur me defektet e lindjes në mesin e foshnjave.

Zika përhapet zakonisht përmes pickimit të mushkonjave, edhe pse një rast i transmetimit nëpërmjet marrdhënieve seksuale është raportuar këtë javë.

Hulumtuesit në Universitetin e Campinas në Brazi, kanë njoftuar të enjten se testimi gjenetik, ka konfirmuar se një person i cili ka marrë transfuzion të gjakut nga një njëri i infektuar me virusin Zika në mars të vitit të kaluar, është infektuar me virusin, ndonëse nuk ka treguar simptoma.

Një tjetër rast, sipas hulumtuesve të njëjtë, është infektuar teksa ka marrë gjak nga një person tjetër në prill të vitit të kaluar.

Pacienti i dytë më vonë kishte vdekur nga plagët me armë zjarri, por jo nga prania e virusit.

Ende nuk ka vaksinë për trajtimin e virusit Zika, i cii është përhapur së paku në 26 vende në Amerikë.

Hulumtuesit në Brazil shpresojnë që do ta zhvillojnë një vaksinë brenda një viti.

XS
SM
MD
LG