Ndërlidhjet

Paneli i OKB-së kërkon lirimin e Assanges


Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange

Një panel i pavarur i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara thotë se themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, “është ndaluar në mënyrë arbitrare” në ambasadën ekuadoriale në Londër dhe sipas tyre, ai duhet të lirohet dhe të kompensohet.

“Grupi Punues në lidhje me ndalimin arbitrat konsideron se format e ndryshme të privimit të lirisë, me të cilat është përballur Assange, përbërjën një formë të ndalimit arbitrat”, ka thjënë udhëheqësi i grupit punues, Seong-Phil Hong, përmes një deklarate të lëshuar sot.

Assange, i cili kërkohet për tu ekstraduar në Suedi, nën akuzat për sulm seksual, ka jetuar në ambasadën me seli në Londër që nga qershori i vitit 2012.

Qeveria britanike thotë se e ka obligim ligjor që ta ekstradojë Assangen në Suedi dhe pohon se ai në mënyrë vullnetare është shmangur nga arrestimi i ligjshëm, duke zgjedhur të mbetet në ambasadë.

Ajo ka thënë se vendimi i panelit të OKB-së, nuk do të jetë ligjërisht detyrues për Mbretërinë e Bashkuar.

XS
SM
MD
LG