Ndërlidhjet

Papa Françesku javën tjetër takon patriarkun rus


Papa Françesku (majtas) dhe Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kirill (djathtas)

Papa Françesku (majtas) dhe Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kirill (djathtas)

Vatikani ka njoftuar sot se javën e ardhshme në Kubë, Papa Françesku do ta mbajë një takim historik me Patriarkun e Kishës Ortodokse ruse, Kirill.

Takimi i planifikuar për datën 12 shkurt do të jetë i pari në mes të liderëve katolikë dhe kishës ordodokse ruse.

Dy kishat e ndara që nga periudha e njohur si Skizma e Madhe në vitin 1054, kanë mosmarrëveshje mbi një numër çështjesh, duke përfshirë edhe primatin e papës dhe akuzat e kishës ortodokse ruse, se kisha katolike i ka joshur konvertimet në Rusi.

Papa Françesku do të ndalet në Kubë, në rrugën e tij për në Meksikë, derisa Krill në atyre ditëve gjendet për një vizitë zyrtare në ishull.

Kisha ortodokse ka njoftuar se Kirill do të takohet me Papa Françeskun në lidhje me një përgjigje të përbashkët ndaj persekutimit të pakicave të krishtera në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG