Ndërlidhjet

Karnevalet në Këln: 22 incidente të dhunës seksuale


Këln
Këln

Policia në Këln të Gjermanisë ka thënë se 22 incidente të dhunës seksuale kanë ndodhur në qytet, në natën e parë të karnevaleve tradicionale.

Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar 190 persona.

Këlni ka shpërndarë 2,500 policë për karnevalet tradicionale, që zgjasin një javë dhe tërheqin deri në 1.5 milion vizitorë.

Pjesëmarrja është thënë se ka qenë më e ulët, pavarësisht sigurisë së shtuar.

Natën e Vitit të Ri, në Këln, shumë gra kanë raportuar se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Për këto sulme, në masë të madhe janë fajësuar migrantët.

XS
SM
MD
LG