Ndërlidhjet

logo-print

Spanja sfidon krijimin e ministrisë së jashtme të Katalonisë


Mbështetës të Katalonisë së pavarur, foto arkivi

Mbështetës të Katalonisë së pavarur, foto arkivi

Qeveria spanjolle është duke u bërë gati të sfidojë ligjërisht, krijimin e ministrisë së punëve të jashtme nga ana e qeverisë rajonale në Kataloni, e cila për synim ka shkëputjen nga Spanja.

Ministri spanjoll i drejtësisë, Rafael Catala, u ka thënë gazetarëve të premten se avokatë të angazhuar nga qeveria do të kërkojnë Gjykata Kushtetuese që të urdhërojë pezullimin e kësaj ministrie, qëllimi i së cilës është të sigurojë mbështetje te komuniteti ndërkombëtar për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja.

Qeveria rajonale e Katalonisë ka miratuar muajin që shkoi themelimin e kësaj ministrie dhe ka emëruar politikanin separatist, Raul Romeva, në krye të saj.

XS
SM
MD
LG