Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të mbështesin Serbinë drejt integrimeve evropiane


Ambasadori amerikan, Kyle Randolph Scott, dhe presidenti serb, Tomisllav Nikolliq

Ambasadori amerikan, Kyle Randolph Scott, dhe presidenti serb, Tomisllav Nikolliq

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka thënë sot se SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për përmirësimin e marrëdhënieve rajonale dhe për vendosjen e pajtueshmërisë.

“Ne së bashku mund të zhvillojmë edhe më raportet ekonomike amerikano-serbe, në mënyrë që të krijojmë vende të reja pune dhe t’u japim mundësi të rinjve në Serbi dhe Amerikë”, ka thënë ambasadori amerikan, në një video xhirim, përmes të cilit në gjuhën serbe, ka prezantuar veten në detyrën e re.

Ambasadori i ri ka një përvojë prej 30 vjetësh në diplomaci dhe karrierën e tij e ka nisur në Zagreb të Kroacisë.

XS
SM
MD
LG