Ndërlidhjet

Refugjatë sirianë arrijnë në kufirin turko-sirian


Aleppo, 4 shkurt 2016
Aleppo, 4 shkurt 2016

Një organizatë humanitare turke raporton se rreth 50,000 njerëz, në ikje nga luftimet e ashpra në Sirinë veriore, kanë arritur në kufirin me Turqinë.

Serkan Nergis nga Bamirësia Islamike IHH tha se sirianët e zhvendosur kanë filluar të grumbullohen në masivisht në vendkalimin kufitar Bab al-Salam.

Nergis tha të premten se kjo organizatë ka nishur vendosjen e tendave brenda territorit të Sirisë dhe afër kufirit me Turqinë, për të ofruar strehim të përkohshëm.

Kufiri është mbyllur të premten dhe nuk është ende e qartë nëse refugjatët do të lejohen të hyjnë në Turqi.

Në fillim të kësaj jave, trupat siriane, të mbështetura edhe nga milicitë aleate dhe sulmet ajrore ruse, kanë nisur një ofenzivë në veri të Sirisë.

Lexoni edhe këtë: Dhjetëra-mijëra njerëz po ikin nga Aleppo

XS
SM
MD
LG