Ndërlidhjet

Al Shababi merr kontrollin e një qyteti port në Somali


Somali - foto arkivi
Somali - foto arkivi

Grupi militant islamik, Al Shabab, ka marrë kontrollin e qytetit port Merka në Somali.

Merka, që ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Mogadishu, është tani qyteti më i madh nën kontrollin e Al Shababit.

Forcat e Bashkimit Afrikan, të cilat kanë mbajtur qytetin për tre vjet e gjysmë, janë tërhequr mëngjesin e së premtes.

Humbja është zmbrapsje e madhe për forcat e Bashkimit Afrikan, të cilat që dhjetë vjet janë në luftë me Al Shababin.

Al Shababi është dëbuar nga Mogadishu në gusht të vitit 2011, por vazhdon të ketë prani në zona të mëdha në jug të Somalisë.

XS
SM
MD
LG