Ndërlidhjet

Zika, zyrtarët amerikanë rekomandojnë përdorimin e kondomëve


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje njerëzve që të përdorin kondomë ose të jenë të kujdesshëm gjatë marrëdhënieve seksuale, nëse kanë udhëtuar në zonat ku është shfaqur virusi Zika.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka thënë se masat janë të nevojshme, pasi rasti i parë i virusit të transmetuar seksualisht është konfirmuar këtë javë në Teksas.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të premten se do të kërkojë 25 miliardë dollarë për të financuar luftën kundër përhapjes së virusit, i cili shkakton defekte në tru te foshnjat.

Virusi, i cili lind nga mushkonja, ka shpërthyer në mënyrë masive në të dyja Amerikat.

Autoritetet në Brazil kanë paralajmëruar gratë shtatzëna që të mos puthin askënd.

Zika tashmë është shpallur emergjencë ndërkombëtare shëndetësore nga Organziata Botërore e Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG