Ndërlidhjet

Erdogan: Rusia të mbahet përgjegjëse për vrasjet në Siri


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për njerëzit që ka vrarë në Siri.

Erdogan i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Stamboll.

Erdogan ka thënë se Rusia është angazhuar në pushtimin e Sirisë dhe e ka akuzuar atë se bën përpjekje të krijojë një “shtet butik” për aleatin e saj, presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për njerëzit që ka vrarë brenda kufijve të Sirisë. Duke bashkëpunuar me regjimin, numri i njerëzve të vrarë ka arritur në 400,000”, ka thënë Erdogan.

Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të Assadit, në shtator të vitit të kaluar.

Moska thotë se ka në shënjestër grupet terroriste, përfshirë caqet e militantëve të Shtetit Islamik.

Por, Rusia thuhet se bombardon edhe opozitën e moderuar siriane, e cila mbështetet nga Perëndimi dhe Turqia.

XS
SM
MD
LG