Ndërlidhjet

Kerry: Rusia nuk e respekton rezolutën e OKB-së


John Kerry duke folur në konferencën e donatorëve për Sirinë në Londër para dy ditësh

John Kerry duke folur në konferencën e donatorëve për Sirinë në Londër para dy ditësh

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Rusia dhe Siria e kanë shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që kërkon armëpushim në luftën civile, por janë duke u zhvilluar bisedime për zgjidhjen e problemit dhe për ripërtritjen e negociatave për paqe.

“Rusia ka indikuar tek unë në mënyrë tejet direkte se ata janë të përgatitur për ta bërë armëpushimin”, u tha zoti Kerry mbrëmë gazetarëve në Uashington, dhe ka shtuar se “iranianët kanë konfirmuar në Londër, para një dite e gjysmë, se ata tash do ta mbështesin armëpushimin”.

“Modalitetet e vetë armëpushimit, po ashtu, po diskutohen dhe se rusët i kanë bërë disa ide konstruktive se si armëpushimi faktikisht do të mund të implementohej”, tha John Kerry.

Bisedimet për paqe në Siri, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, janë ndalur para tri ditësh, pasi ushtria e Sirisë, e mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, ka avancuar kundër forcave kryengritëse në pjesën veriore të rajonit Alepo, duke i bllokuar linjat e furnizimit humanitar për civilët.

XS
SM
MD
LG