Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Në pjesën veriore – është djegur vetura e një polici


Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës

Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës

Sot në orët e paraditës në pjesën veriore të Mitrovicës është djegur vetura private e një zyrtari serb të policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Hoti tha se policia i ka kryer të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe dyshon se zjarrvënia është bërë me qellim.

"Është konstatuar se ai automjet është pronë e një pjesëtari të policisë së Kosovë, që praktikisht është zyrtar hetues në sektorin anti- drogë në regjionin e Mitrovicës veriore. Policia dyshon se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme", tha Besim Hoti.

XS
SM
MD
LG