Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rusia t’i vazhdoj bisedimet për armatim atomik


Susan Rice

Susan Rice

Këshilltarja për siguri kombëtare e Shtëpisë së Bardhë, Susan Rice, i ka bërë thirrje Rusisë për t’i vazhduar negociatat për reduktimin e mëtejshëm të arsenalit të armatimit atomik.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë për tu përgjigjur ndaj ftesës së presidentit para pesë vitesh për fillimin e bisedimeve në reduktimin e mëtutjeshëm të arsenaleve tona atomike”, tha mbrëmë Susan Rice nëpërmjet një kumtese.

Këto komente u bënë në pesëvjetorin e marrëveshjes së fundit për kontrollin e armatimit, e njohur si New START, që ishte nënshkruar nga Moska dhe Uashingtoni.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar nga presidenti amerikan, Barack Obama, dhe presidenti i atëhershëm i Rusisë, Dmitry Medvedev, parasheh kufizim të vendosjes së kokave atomike luftarake në 1,550 sosh, dhe vendosjen e700 bartësve të tyre.

Derisa tensionet aktuale ndërmjet Moskës e Uashingtonit, që konsiderohet se janë në pikën më të ulët prej Luftës së Ftohtë, duket se ka pak gjasë se të dy palët do të kenë vullnet për hapjen e negociatave për arritjen e marrëveshjes së re.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kanë mospajtime madhore lidhur me marrëveshjet e tjera kryesore të kontrollit të armatimit, siç është ajo për Forcat Bërthamore me rreze të mesme veprimi e vitit 1987.

XS
SM
MD
LG