Ndërlidhjet

SHBA: Ka vdekur astronuati Edgar Mitchel


Ilustrim i ecjes së astronautëve në Hënë

Ilustrim i ecjes së astronautëve në Hënë

Astronauti i Shteteve të Bashkuara, Edgar Mitchel, njeriu i gjashtë në botë që ka ecur në Hënë, ka vdekur në moshën 85 vjeçare, ka njoftuar mbrëmë vonë Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA.

Mitchel ka vdekur pardje në West Palm Beach të Floridës, në 45 vjetorin e aterimit në Hënë, ka kumtuar Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Gjithësisë.

Familja e tij tha se ai vdiq në një spital pas sëmundjes së shkurtër.

Si pjesë e misionit Apollo 14 në vitin 1971, Edgar Mitchel i kaloi më se nëntë orë në Hënë duke kryer eksperimente.

Ai kishte pasur një “pagëzim” në gjithësi, që ndikoi në fokusimin e tij në studimin e ndërgjegjes dhe misterive.

Më vonë, ai pat thënë se besonte se jashtëtokësorët e kishin vizituar Tokën. Por, ka pranuar se ai asnjëherë nuk i kishte parë ata.

Edgar Mitchel ishte edhe autor i disa librave, përfshirë edhe biografinë e tij të vitit 1996, të titulluar “Rruga e Eksplorimit”.

XS
SM
MD
LG