Ndërlidhjet

Iran: A. Saudite nuk ka guxim t’i dërgoj trupat në Siri


Mohammad Ali Jafari

Mohammad Ali Jafari

Komandanti i Njësiteve të Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, thotë se Arabia Saudite nuk ka guxim t’i dërgoj trupat tokësore në Siri.

“Ata pretendojnë se do t’i dërgojnë trupat në Siri, por unë nuk mendoj se ata do të kenë guxim ta bëjnë këtë”, tha sot Ali Jafari, raporton agjencia Fars.

Këto komente ai i bëri në reagim të një deklarate të rivalit rajonal, Arabisë Saudite, se është e gatshme tu bashkohet operacioneve tokësore në Siri, për ta luftuar grupin ekstremist, Shteti Islamik, nëse koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, vendos që të filloj misione të tilla.

Një numër i luiftëtarëve iranianë tashmë janë vendosur në Siri, ndërsa dhjetëra prej tyre janë vrarë gjatë muajve të fundit. Mediat iraniane thonë se këta luftëtarë janë “vullnetarë”.

Irani pretendon se ka dërguar vetëm “këshilltarë ushtarakë” për ta mbështetur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, që e ka aleat rajonal.

XS
SM
MD
LG