Ndërlidhjet

Pakistan: Kërkohet plan i paqes për Afganistanin


Sartaj Aziz

Sartaj Aziz

Pakistani thotë se e dëshiron një “plan aksional” për procesin e paqes ndërmjet talibanëve dhe qeverisë së Afganistanit.

“Një plan aksional, mirë i definuar dhe i qartë për procesin e paqes ndërmjet qeverisë afgane dhe grupeve talibane, është i rëndësishëm”, tha zyrtari pakistanez për çështje të jashtme, Sartaj Aziz.

Këto komente u bënë deirsa përfaqësuesit e Afganistanit, Pakistanit, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, janë takuar sot në Islamabad, në kuadër të rundit të tretë, për ta krijuar një bazë për bisedimet ndërmjet militantëve dhe Kabulit.

Deri tash janë mbajtur dy runde të bisedimeve të këtilla: një në Islamabad dhe një në Kabul, me ç’rast është kërkuar nga talibanët që t’i fillojnë bisedimet me qeverinë e Afganistanit, pa parakushte.

Deri tash talibanët nuk kanë marrë pjesë në asnjë bisedë të këtillë.

XS
SM
MD
LG