Ndërlidhjet

Mogherini po përgatitet për vizitë në Iran


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se po përgatitet për “një vizitë të rëndësishme” në Iran, pas impelemntimit të marrëveshjes madhore atomike ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Sipas marrëveshjes, që ishte implementuar muajin e kaluar, Irani në mënyrë të rëndësishme i ka kufizuar aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim për tërheqje të sanksioneve akonomike.

Zonja Mogherini tha sot në Amsterdam se ende nuk është caktuar ndonjë datë për vizitën në Iran, por theksoi se po zhvillohen përgatitje me palën iraniane.

Sipas saj, hapjen me Iranin e kanë mbështetur të 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG