Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore e ka lansuar raketën, shqetësime në vendet fqinje


Pamje nga lansimi i sotëm i raketës në Korenë Veriore

Pamje nga lansimi i sotëm i raketës në Korenë Veriore

Koreja Veriore e ka lansuar raketën me rreze të gjatë veprimi sot herët në mëngjes, duke shkaktuar shqetësime atomike në vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara.

Televizioni shtetëror i Koresë Veriore raportoi se lansimi, që ishte urdhëruar nga lideri, Kim Yong Un, për ta vendosur “satelitin” në hapësirë, ishte “një sukses komplet”.

Zyrtarë ushtarakë të Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se lansimi ishte mbulesë për provën e raketës balistike me kapacitet për të bartë koka bërthamore. Testet e tilla janë të ndaluara nga shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shprehur “shqetësim të thellë” dhe tha se raketa ka përdorë teknologji balistike.

Njëherësh, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Koresë Jugore dhe Japonisë, sot e mbanë një takim urgjent me dyer të mbyllura, për të diskutuar për mundësinë e më tepër sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Ky lansim u bë pas pretendimit të Koresë Veriore në muajin janar se e kishte testuar një bombë hidrogjenike.

XS
SM
MD
LG