Ndërlidhjet

Xhudistja Kelmendi e fitoi edhe një medalje të artë


Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi

Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mbrëmë e ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendit, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Driton Kuka, trajneri i Majlindës, këtë fitore e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.

"Prapë e artë, Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minute”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook.

Fitoren e Majlindës e kanë përshëndetur dhe mirëpritur shumë sportistë dhe politikanë.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin Facebook se "s'ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t'i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve".

XS
SM
MD
LG