Ndërlidhjet

Irak: Kryeministri i refuzon planet për mur rreth Bagdadit


Haidar al-Abadi
Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, i ka hedhur poshtë planet për ndërtimin e murit rreth Bagdadit.

“Bagdadi është kryeqytet për të gjithë irakianët”, tha Abadi në deklaratën e publikuar mbrëmë vonë, dhe ka shtuar se “nuk do të ketë mur ose barrierë për ta izoluar atë ose për t’i parandaluar civilët e tjerë që të hyjnë në të”.

Ushtria e Irakut tha para disa ditësh se po zhvillohen punë përgatitore për ndërtimin e barrierës së sigurisë rreth Bagdadit, me qëllim që të parandalohen sulmet nga grupi militant, Shteti Islamik.

Militantët e këtij grupi kanë okupuar territore të gjëra në veri dhe perëndim të Bagdadit, në vitin 2014.

Ata kanë pretenduar se i kanë ndërmarrë disa sulme gjatë muajve të fundit në kryeqytet, në shënjestër të të cilave ishin kryesisht forcat e sigurisë dhe pjesëtarët e shumicës shiite.

XS
SM
MD
LG