Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Nuk do të lejojmë që refugjatët sirianë të vdesin


Pamje nga një kamp i refugjatëve sirianë në Turqi

Pamje nga një kamp i refugjatëve sirianë në Turqi

Turqia thotë se do të vazhdoj të lejoj hyrjen e refugjatëve sirianë, përkundër faktit se është arritur “kufiri i kapacitetit të tyre për absorbimin e refugjatëve”.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, tha sot se dhjetëra mijëra refugjatë, të bllokuar në kufirin turk në Kilis, pasi janë larguar nga ofensiva e re e qeverisë së Sirisë, “nuk kanë se kah të shkojnë tjetërkund”.

“Ose ata do të vdesin nën bomba ose ne do t’i hapim kufijtë tonë”, i tha Kurtumlus rrjetit televiziv CNN Turk.

Turqia nuk do t’i braktisë refugjatët, pasi “ata do të vdisnin”, tha ai.

Më herët, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Turqia që të lejoj hyrjen e refugjatëve, duke thënë se është detyrë morale, nëse jo ligjore, për të dhënë mbrojtje.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, BE-ja ka arritur marrëveshje me Turqinë, në vlerë prej 3.3 miliardë dollarë, për tu kujdesur për refugjatët nga Siria në territorin e Turqisë.

Aktualisht, në Turqi gjenden së paku 2.5 milionë refugjatë sirianë.

XS
SM
MD
LG