Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e ka filluar diskutimin për K. Veriore


Pamje nga një seancën e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancën e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka filluar takimin ku diskutohet për lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi nga ana e Koresë Veriore.

“Ne kemi konsenzus për ta dënuar këtë lloj të shkeljes së sanksioneve”, tha para takimit me dyer të mbyllura, Ambasadori i Venezuelës, Rafael Ramirez, që e kryeson presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Ky takim ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore dhe Japonia, për të arritur pajtueshmëri për përgjigje kolektive ndaj lëvizjes së Phenianit.

Televizioni shtetëror i Koresë Veriore raportoi se lansimi i sotëm, që ishte urdhëruar nga lideri, Kim Yong Un, për ta vendosur “satelitin” në hapësirë, ishte “një sukses komplet”.

Por, kritikën thonë se lansimi ishte mbulesë për provën e raketës balistike me kapacitet për të bartë koka bërthamore.

Testet e tilla janë të ndaluara nga shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG