Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë tre punonjës gjatë vaksinimit për poliomielit


Pamje gjatë vaksinimit në Afganistan me mbrojtje të ushtarit
Pamje gjatë vaksinimit në Afganistan me mbrojtje të ushtarit

Zyrtarë të Afganistanit thonë se tre punonjës të përfshirë në vaksinimin e fëmijëve afganë kundër poliomielitit, janë vrarë në provincën lindore, Kunar.

Zëdhënësi i qeverisë lokale, Abdul Ghani Musamin, tha sot se trupat e pajetë të punonjësve shëndetësorë ishin gjetur mbrëmë vonë në rethin Ghaziabad, pothuajse dy javë pasi ata ishin zhdukur.

“Një punonjës i vaksinimit dhe një mbikëqyrës lokal shëndetësor ishin rrëmbyer së bashku me shoferin e tyre para 12 ditësh”, tha ky zëdhënës.

Punëtorët e vaksinimit rregullisht janë në cak të sulmeve në Afganistan dhe Pakistan, në territoret që janë jashtë kontrollit të qeverive.

XS
SM
MD
LG