Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Arrestohet shtatë të dyshuar për lidhje me IS-in


Policia e Spanjës gjatë një aksioni të mëparshëm të arrestimit të militantëve islamikë

Policia e Spanjës gjatë një aksioni të mëparshëm të arrestimit të militantëve islamikë

Policia e Spanjës thotë se e ka zbuluar një operacion për kontrabandiminm e armatimit për luftëtarët e jashtëm nën maskën e ndihmës humanitare dhe i ka arrestuar shtatë vetë të dyshuar për lidhje me al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Ministri i brendshëm, Jorge Fernandez Diaz, tha se të dyshuarit ishin arrestuar gjatë ndërhyrjes së sotme në provincat lindore Valensia dhe Alikante dhe në enklavën spanjolle Ceuta në Afrikën Veriore.

Të arrestuarit ishin pjesëtarë të celulës që kishte dërguar armatim, material për prodhimin e bombave dhe pajisje elektronike në Siri dhe Irak, në transportin e maskuar si ndihmë humanitare, tha ministri.

“Pesë prej tyre janë spanjollë, me prejardhje nga Siria, Jordania dhe Maroku, ndërsa dy janë shtetas të Sirisë dhe Marokut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se hetimet lidhur me këtë grup të dyshuar kishin filluar në vitin 2014.

Sipas njoftimit të policisë, lideri i kësaj celule ishte “vazhdimisht” në kontakt me një luftëtar të grupit militant, Shteti Islamik, i cili disa herë kishte kërkuar nga ai që të rekrutoj femra për tu martuar me xhihadistët e IS-it në Siri.

XS
SM
MD
LG