Ndërlidhjet

Mijëra refugjatë të ri nga Siria, Merkel viziton Ankaranë


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra mijëra sirianë të zhvendosur edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në kufij me Turqinë, ndonëse sulmet e qeverisë ruse në mbështetje të qeverisë siriane në Alepo, thuhet se janë ndaluar.

Turqia është zotuar se do t’i ndihmoj turmat e njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Por, deri më tani nuk janë hapur kufinjtë. Agjencitë e ndihmave kanë paralajmëruar se po përballen me një situatë “të dëshpruar”.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, mëngjesin e sotëm ka arritur në Ankara, ku pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe me kryeministrin, Ahmet Davutoglu.

Bashkimi Evropian thotë se Ankaraja është e detyruar t’i mbaj hapur kufinjtë për refugjatët por, në anën tjetër, vazhdon presioni ndaj Turqisë për ta frenuar fluksin e refugjatëve nga Turqia drejt Evropës.

Brukseli ka premtuar se do t’ia jap Turqisë tre miliardë euro ndihma, në këmbim të ndaljes së rrjedhës së rrefugjatëve.

XS
SM
MD
LG