Ndërlidhjet

Një ditë pas lëshimit të raketës, Koreja J. e paralajmëron me të shtëna anijen e Koresë V.


Ilustrim

Ilustrim

Një ditë pasi Koreja Veriore e ka lansuar raketën me rreze të gjatë veprimi, veprim i cili ka shkaktuar shqetësime atomike në vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut ka shtënë në drejtim të një anije të Koresë së Veriut në shenjë paralajmërimi, pasi që anija e marinës kishte kaluar në ujërat e Koresë së Jugut,

Pas të shtënave që janë bërë si paralajmërim, anija patrulluese e Koresë së Veriut, është detyruar të tërhiqet.

Incidenti, mëngjesin e sotëm, ka ngjarë në kohën e tensioneve në gadishullin korean pas nisjes nga Korea e Veriut të një rakete me rreze të gjatë, veprim i cili ka shkaktuar shqetësime në lidhje me programin bërthamor të Phenianit.

Zyrtarë ushtarakë të Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se lansimi ishte mbulesë për provën e raketës balistike me kapacitet për të bartë koka bërthamore. Testet e tilla janë të ndaluara nga shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë ditës së diel, KS i OKB-së ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është dënuar ashpër lëshimi i raketës.

Deklarata është mbështetur edhe nga Kina, që është aleat i Phenianit, si dhe nga përfaqësuesit e 14 vendeve anëtare të Këshiit të Sigurimit.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, ka thënë se një rezolutë e re ndaj Koresë së Veriut duhet të miratohet shpejt, në mënyrë që të ndërmirren masa.

E dërguara e Japonisë në OKB, Motohide Yoshikawa, njashtu ka bërë thirrje për sanksione të rënda ndaj Koresë së Veriut, duke thënë se “sanksionet ekzistuese nuk e kanë ndalur Korenë e Veriut që të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG