Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë afganë nga një sulm vetvrasës


Ilustrim

Ilustrim

Së paku tre ushtarë afganë janë vrarë si rezultat i një sulmi vetvrasës me bombë në një autobus të ushtrisë, që ka ngjarë në provincën Balkh.

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se sulmuesi ishte në këmbë dhe mëngjesin e sotëm e kishte në cak automjetin e ushtrisë në zonën Dehdadi.

Ai ka shtuar se 18 ushtarakë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët talibanë i kanë shtuar së fundi sulmet e tyre në të gjithë vendin kundër forcave afgane të sigurisë.

Balkh, deri më tani, është cilësuar si provincë më e sigurtë krahasuar me provincat fqinje.

XS
SM
MD
LG