Ndërlidhjet

Ndalohet hixhabi në gjykatat e Bosnjës, mbahet protestë në Sarajevë


Ilustrim

Ilustrim

Rreth dy mijë persona, shumica gra, kanë protestuar në Sarajevë të Bosnjës kundër vendimit për ndalimin e veshjes së hixhabit apo shamisë islame, në gjykata dhe institucione të tjera ligjore.

Protestuesit kanë marshuar në Sarajavë, për gjatë një ore gjatë, ditës së diel.

Disa nga protestueset kanë mbajtur në duar pllakata me mbishkrimin “Hixhabi është e drejta ime”.

Organizatorja e protestës,Samira Zuniq Velagiq, e ka përshkruar ndalimin si një “sulm të rëndë ndaj nderit, personalitetit dhe identitetit mysliman” dhe sipas saj, vendimi synon që t’i privojë gratë myslimane nga e drejta për të punuar.

Protesta është organizuar pasi Këshilli i lartë gjyqësor i Bosnjes së fundi i ka ndaluar “shenjat fetare” në institucionet gjyqësore.

Ndalesa vlen për gjykatësit dhe të punësuarit e tjerë, ndërsa në mënyrë të veçantë përmendet hixhabi, shall që mbulon flokët, veshët dhe qafën.

Vendimi është kritikuar nga udhëheqësit poitikë myslimanë në Bosnjë, vend në të cilin 40 për qind e popullësisë janë myslimane.

XS
SM
MD
LG