Ndërlidhjet

logo-print

Sot mbahet takimi i thirrur nga presidentja Jahjaga


Presidentja e Kosov, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosov, Atifete Jahjaga

Takimi me liderët e partive politike, i thirrur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet të filloj sot në orën 09.00.

Ndonëse janë ftuar të gjithë liderët e partive në pushtet dhe ata të opozitës, në mesin e partive opozitare që e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, është vetëm lideri i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, ftesa e presidentes Jahjaga për takim me qëllim të zgjidhjes së krizës politike është refuzuar deri tani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Sipas Lëvizjës Vetëvendosje, takimi nuk ka kuptim.

Në takimin e thirrur për sot nga presidentja Atifete Jahjaga pritet të jetë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG